MASH: Absurde protestat e sotme kundër librave digjital!

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka reaguar pas protestave të sotme kundër librave digjital, të cilat u organizuan në disa qytete të vendit.

Marketing

Të njëjtat i shohin si absurde, pasi siç vlerësojnë, reformat do të avancojnë procesin arsimor.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës në tërësi e legjitimon të drejtën për protestë të qytetarëve, sepse është e drejtë e garantuar në Kushtetutë. Por, sërish shkaku për të cilën përdoret kjo e drejtë, është e paarsyeshme. Është absurde të protestohet kundër digjitalizimit të arsimit, nëse merret parasysh se ai është proces global i cili ndodh në një numër të madh të shteteve të botës, kurse Maqedonia e Veriut duhet të kapë hapin me trendet bashkëkohore dhe t’u afrohet standardeve për arsim cilësor, të cilat i imponojnë shoqëritë e zhvilluara. Ndryshimet duhet të ndodhin. Risitë janë sfidë për të gjithë, por nga nga të njëjtat nuk duhet të heqim dorë, por përkundrazi bashkërisht dhe në mënyrë transparente të vazhdojmë të punojnë për integrimin e tyre në sistem”, thanë nga MASH-i.

Marketing