MASH-i: Gëzuar ditën ndërkombëtare të gjuhës amtare

Sot bota shënoi Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës amtare – 21 Shkurt e vendosur nga
Kombet e Bashkuara dhe UNESCO-ja ndërsa në drejtim të promovimit, kujdesi dhe
afirmim i të gjitha gjuhëve që e shfrytëzojnë popujt në botë dhe për mbështetje të
implementimit të strategjive dhe politikave në dobi të ndryshimeve të gjuhëve në të
gjitha pjesët e botës, ndërsa në politikat e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës janë
pikërisht në atë drejtim.

Marketing

Qëllimi ynë është të ndërtojmë një shoqëri qytetare, duke respektuar të drejtën e të
folurit dhe të mësuarit të gjuhës amtare dhe kulturën e të gjitha bashkësive në
Republikën e Maqedonisë së Veriut. Mu për këtë me konceptin e ri për arsimin fillor
do të zvogëlohet hendeku arsimor tek numri më i vogël i bashkësive më të vogla në
vend, sepse për herë të parë mësimdhënësit do të kenë mundësi për zgjedhje të
materialeve për mësim, të cilat tani nuk janë në dispozicion në të gjitha gjuhët
mësimore.

Në këtë mënyrë sigurojmë mësim të disponueshëm për çdo fëmijë në gjuhën amtare
që është parakusht themelor për përfshirje më të madhe në procesin arsimor dhe
shoqërinë.

Përveç respektimit të gjuhës amtare, koncepti i ri parasheh edhe forcimin e
multikulturalizmit, jodiskriminimit dhe barazisë gjinore, që janë vlerat themelore të
çdo shoqërie moderne dhe demokratike.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës vazhdon të krijojë politika që janë në drejtim të
përparimit të marrëdhënieve ndëretnike në vend pikërisht përmes arsimit. Koncepti i
diversitetit në Republikën e Maqedonisë së Veriut duhet të pranohet si një urë
ndërmjet bashkësive të ndryshme etnike në vend në arritjen e shoqërisë të barabartë
dhe mundësi për të gjithë qytetarët në vendin tonë, që është një nga qëllimet e
Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Marketing