MASH: Nëpër  shkolla nuk kishte votim partiak

Ministria e Arsimit dhe Shkencës reagon ndaj të pavërtetave  të  plasuara se në zgjedhjet partiake të mbajtura ditën e diel u votua nëpër  shkolla.

Marketing

Bëhet fjalë për manipulim dhe dezinformatë të vrazhdë dhe të qëllimshme. Nuk është votuar në asnjë shkollë në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës punon sipas ligjit. Me ligjin për arsim fillor, nëpër  shkollat fillore ndalohen organizimet, veprimet partiake  dhe fetar si dhe publikimi i shenjave partiake dhe fetare. Kjo Qeveri dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës shkollat i shfrytëzon për veprimtarin për të cilën janë të dedikuara – për realizimin  e procesit edukativo-arsimor.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës u bën thirrje partive politike që të mos përfshijnë arsimin në agjendat ditore.