Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se ndan shqetësimin me të gjithë të punësuarit në arsim për çdo problem që paraqitet në sferën e arsimit dhe bën të ditur se bëjnë maksimumin për eliminimin e të njëjtave për përmirësimin e situatës edhe në aspektin e pagave të tyre.

Sa u takon rrogave për të punësuarit në arsimin e mesëm rrogat, sipas MASH-it, veçmë gjenden në llogaritë rrjedhëse të tyre, ndërsa për rrogat e të punësuarit në arsimi fillor, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka kryer gjithashtu të gjitha procedurat e nevojshme.

“Sikurse është e caktuar edhe me ligjet përkatëse, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka dërguar deri te Ministria e Financave gjithë dokumentacionin e nevojshëm për realizimin e rrogave dhe, mesa kemi marrë informacion kthyes nga Ministria e Financave edhe atje është gjithçka gati për realizimin e pagave në shkollat fillore. Pra, tani u ka mbetur shkollave të vazhdojnë me procedurat e mëtutjeshme të transfererve financiare, që rrogat e të punësuarve të kalojën në llogaritë e tyre rrjedhëse”, shtohet në kumtesë.

Mësimdhënësit dhe të punësuarit në arsim, theksojnë nga MASH janë padyshim kategoria e cila meriton vëmendje të veçantë jo vetëm nga neve si Ministri resore por nga të gjithë. Sa i takon Ministrisë të Arsimit dhe Shkencës, në kontekst të pagave po bëjmë të gjitha përpjekjet që jo vetëm të mos ketë vonesa por që së shpejti të bëjmë rritjen e pagave për të punësuarit në arsimi fillor dhe të mesëm.