MASH: Po zhvillohen orët e para edhe me prani fizike edhe përmes platformës onlajn

Zyrtarisht ka filluar viti i ri shkollor. Në 600 shkolla në vend mbahet mësimi me prani fizike, ndërsa për pjesën tjetër është i disponueshëm mësimi në distancë, përmes platformës onlajn dhe transmetimin e orëve në gjuhën maqedonase dhe shqipe në televizionin kombëtar, porositi Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH).

Marketing

Prej atje theksojnë se janë në komunikim të vazhdueshëm me ekipin nga FSHKIK dhe Byronë për Zhvillimin e Arsimit që punon në platformën dhe që nga ky mëngjes, shtojnë ata, nuk ka pengesa më serioze për mbajtjen e mësimit onlajn.

“Për realizim të suksesshëm të mësimit onlajn më e rëndësishme është pjesa e platformës e cila është bazuar në Majkrosoft tims. Testet e fundit që u zhvilluan dje, pa ndonjë problem u kyçën në Majkrosoft tims të gjithë nxënësit që i kanë marrë fjalëkalimet gjatë javës së fundit. Gjithashtu, për momentin FSHKIK po punon për optimizimin e pjesës tjetër të platformës, theksojnë nga MASH.

Për shkollat ​​që do të punojnë me prani fizike, Ministria e Arsimit dhe Shkencës u bën thirrje drejtorëve, arsimtarëve, prindërve dhe nxënësve që t’u përmbahen masave të rrepta mbrojtëse kundër Kovid 19, sepse, siç thonë ata, “janë thelbësore për parandalimin e përhapjes së infeksionit”.

“Të gjithë jemi të vetëdijshëm se ky vit do të jetë shumë më ndryshe nga të tjerët, sepse pandemia shkaktoi ndryshime të mëdha në jetën tonë, ndërsa procesi arsimor për një kohë shumë të shkurtër duhej të pësojë transformim të plotë. Gjithashtu, Ministria e Arsimit dhe Shkencës i falënderon të gjithë ata që ndihmuan në organizimin e një fillimi të suksesshëm dhe ne presim që bashkëpunimi i fortë dhe i përkushtuar të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme”, theksojnë nga MASH.