Ministria e Arsimit do të mbështesë finaciarisht në blerjen e instrumenteve muzikore nga 25 të rinjë, nxënës të shkollave të mesme të muzikës dhe studentë të cilët ndjekin studimet në programet e këtij profili. Këtë për TVM2 e ka bërë të ditur ministri i Arsimit Arbër Ademi i cili ka thënë se kjo çështje tani është e mbuluar edhe përmes rregullativës ligjore. MASH do të mbulojë 75% nga vlera e instrumentit të blerëe por i njëjti të mos jetë më i shtrenjtë se 100 mijë denarë, ka thënë ministri Ademi.

“Bëhet fjalë për një mbështetje financiare të cilën për cdo vit si Minstri e Arsimit dhe Shkencës, do të ndajmë për 25 shkollar të mesëm, nxënës të rregullt të shkollave të mesme publike të muzikës, dhe 25 student të cilët janë student të rregullt në Univerzitete publike të cilët kanë programe studimore që kanë të bëjnë me artin muzikorë.

Mbështetjen, të cilën si ministry do ta japim do të jet 75% e vlerës së instrumentit muzikorë, por jo më tepër se 100.000 denarë për cdo instrument muzikorë, me kritere të përcaktuara të qarta ku do të marrim parasysh edhe suksesin e nxënësit apo studentit të cilët e kanë treguar dhe e tregojnë gjatë procesit edukativo arsimorë, poashtu si kriter do të jet edhe statuti material i familjes së tyre, si dhe kriter tjetër do të jet suksesi i nxënësit apo studentit që kanë treguar në gara shtetërore, në gara ndërkombëtare por edhe në performimet e tyre publike”, tha Arbër Ademi, ministër i arsimit dhe shkencës.