Mashtrimi/ Fjolla Morina nuk është shtatzënë, vizita tek gjinekologu nxjerr zbuluar këngëtaren

Fjolla Morina ka gënjyer organet e drejtësisë.

Marketing

Këngëtarja nga Kosova nuk është shtatzënë dhe gënjeshtra ka dal zbuluar këtë të  martë pas një vizite në Maternitetin e Kukësit.

Vizita gjinekologjike ishte kërkuar nga organi i Prokurorisë në ditën që do të jepej masa e sigurisë.

Vetë Fjolla Morina kishte deklaruar se ishte 2 muajshe shtatzene duke paraqitur si prove edhe një EKO.

Mirëpo sot organi I akuzës kërkoi një verifikim dhe kontroll në maternitetin e Kukësit para se të merrej vendimi nëse këngëtarja do të mbahej në burg apo do të dilte në arrest shtëpie.

Tashmë Morina rrezikon të gjykohet edhe për një tjetër akuze, atë të mashtrimit, përvec akuzës për armembajtje pa leje. E po kështu do të verifikohen edhe ata që kanë lëshuar EKO-n, e mashtrimit.

Fjolla Morina u arrestua disa dite me pare ne doganen e Morines pasi iu gjeten dy pistoleta ne cante.

Marketing