Mashtrimi me telefonat, AKE merr masa

Numra celular nga Austria, Liberia dhe Lituania që me thirrjet e tyre mashtrojnë qytetarët vendas për tu marrë të holla përmes operatorëve celular, vazhdimisht po bllokohen nga operatorët Telekom dhe ONE/VIP, por rreziku mund të ekzistojë edhe më tej. Nga Agjencia për Komunikime Elektronike thonë se janë në komunikim të vazhdueshëm me operatorët në fjalë të cilët premtojnë zgjidhjen problemit.

Marketing

“Të dy operatorët i kontaktuam. Nga Telekomi kemi konfirmim se harxhimet e këtilla nuk do ti paguajnë shfrytëzuesit. Janë rreth 1000 raste, kështu që shfrytëzuesve që janë në rrjetin e Telekomit u transmetojmë porosinë nga Telekomi se nuk do ti paguajnë ato harxhime. Në qofte se i shohin si harxhim në fatura, do të drejtohen tek Telekomi do u fshihen, në qofte se edhe në atë mënyrë nuk fshihen, atëherë do të drejtohen tek AKE, ne do e zgjidhim. Nga ana e ONE/VIP sot i shqyrtojnë këto mundësi se çfarë do të bëhet me faturat e këtilla dhe ata si operator, njoftuan se sot do të dalin e informatë deri tek shfrytëzuesit dhe do të tregojnë se si do të veprojnë me këto fatura të rritura”, pohoi Sasho Dimitrioski, drejtor i AKE-së.

Nga AKE, apelojnë qytetarët që të mos ua kthejnë thirrjet numrave të panjohur nga këto tre shtete me qëllim që të mos u japin mundësi për tu harxhuar para. Nga MPB edhe sot thanë se vazhdojnë të hetojnë rastin e këtillë edhe pse ende nuk është paraqitur asnjë rast në këtë institucion, andaj porosisin qytetarët që ti paraqesin problemet e këtilla.

“Nëse qytetarët janë viktima të mashtrimit, rastin duhet ta paraqesin në stacion policor dhe në bashkëpunim me prokurorinë do të veprohet në mënyrë përkatës”, thonë nga MPB.

Gjatë ditëve të fundit, qytetarë të shumtë kanë parashtruar ankesa tek operatorët celularë të Maqedonisë, ngaqë po dyshojnë se kanë rënë pre e një skeme mashtrimi.

Marketing