Mashtronte për shitje të teknikës së bardhë që nuk e posedonte, MPB dorëzon kallëzim penal

Nga ministria për Punë të Brendshme informojnë se Njësia për Krim Ekonomik dhe Kompjuterik ka dorëzuar kallëzim penal kundër personit F.M nga Shkupi për shkak të dyshimit se personi në fjalë disa herë mbi shumë njerëz ka kryer veprën penale “mashtrim” sipas nenit 247 nga Kodit Penal.

Marketing

-Nëpërmjet rrjeteve sociale i paraqituri ka publikuar reklama për shitje të aparateve të teknikës së bardhë, të cilat nuk i ka poseduar dhe me mashtrime ndaj shumë personave ka fituar fitim të paligjshëm në vlerën totale prej 89.350 denarëve.

Pas zbardhjes se tërësishme të rastit deri tek Prokuroria Themelore do të dorëzohet kallëzim penal për personin F.M për veprën “mashtrim” , sipas nenit 24 të Kodit Penal, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Marketing