Mashtruesit e tatimeve, kapet i pesti i grupit që futi në xhep 350 mln lekë

Policia e Tiranës ka arrestuar të pestin e grupit që kishte krijuar një skemë mashtrimi me 6 firma fiktive për të mos paguar TVSH-në. Ai quhet Elton Zoto, 36 vjeç nga Tirana.

Marketing

Operacioni policor i koduar “TVSH”, që nisi më 22 shtator 2018

Operacioni u krye nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik në bashkëpunim me Prokurorinë Tiranë dhe Hetimin Tatimor. U arrestuan 4 shtetas të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin krijuar një skemë mashtrimi me firma fiktive me qëllim shmangien e pagesave të TVSH dhe tatimfitimin. U shpallen në kërkim 6 të tjerë.

Në kuadër të operacionit të koduar “TVSH”, u bë arrestimi i shtetasve:

Gëzim Çela, 59 vjeç banues në Tiranë

Flamur Zoto, 67 vjeç, banues në Tiranë

Xhemal Kushova, 58 vjeç, banues në Tiranë

Ylber Molla, 58 vjeç banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Mashtrim”

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin kishin krijuar një skemë mashtrimi duke krijuar gjashtë firma fiktive me nipte shëtitës, me seli në qytetin e Tiranës, me qëllim shmangien e pagesave të TVSH dhe tatimfitimin, duke i shkaktuar shtetit dëm në vlerë TVSH-je dhe tatimfitimi në vlerën e 350 milionë lekë të reja .

Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe 6 shtetas të tjerë për të cilët për shkak të hetimit nuk bëhen me dije të dhëna të tjera.

Materialet proceduriale ju kaluan Prokurorise pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartepërmendur, për veprat penale:

“Fshehje të ardhurash”

“Mospagimi i taksave dhe tatimeve”

“Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”

“Falsifikimi i vulave stampave dhe formularëve”