Maska po ju acaron lëkurën, mbroni kështu fytyrën

01.02.2020., Sibenik - Medicinska maska za lice. Photo: Dusko Jaramaz/PIXSELL

Dalëngadalë po i kthehemi një normaliteti të ri dhe kjo do të thotë që ende nuk e dimë për sa kohë do të na duhet ta mbulojmë fytyrën me maska.

Marketing

Ekspertët rekomandojnë përdorimin e tyre të nevojshëm gjatë kohës që jemi në supermarket apo në vende ku grumbullimi i njerëzve është më i madh.

Tani çfarë duhet të dimë është se përdorimi i shpeshtë i saj na acaron lëkurën.

Madje, në zonat ku maska është në kontakt më të afër me fytyrën, mund të krijohen akne, pika të zeza apo skuqje.

Çfarë duhet të bëni për ta shmangur?

Kushtoji vëmendje llojit të maskës që ble

Nuk ka rëndësi në fakt nëse është një maskë e blerë apo e bërë vetë, rëndësi ka materiali i saj. Ekspertët rekomandojnë të hiqni dorë nga copat sintetike dhe të zgjidhni diçka të butë, si pambuku. Kështu lëkura do të ndihet edhe më e mbrojtur.

Hiq dorë nga make up-i për disa kohë

Lëre fytyrën të marrë frymë! Vendosja e maskës e përkeqëson një fytyrë me fondatinë. Do të shihni pore të hapura, madje edhe akne të reja nëse vijoni me rutinën e zakonshme.

Hiq dorë nga larësit apo scrub-i i fortë

Është koha që ta konsideroni lëkurën tuaj aq të ndjeshme sa të një bebeje. Është e rëndësishme ta hidratoni dhe të përdorni larës që nuk jua lënë të thatë fytyrën.

Lani fytyrën sapo të hiqni maskën

Qëndrimi me maskë për një kohë të gjatë, nuk e lë lëkurën të marri ajrin që i duhet duke krijuar papastërtia brenda saj, që më tej përkthehen në akne. Sapo të shkoni në shtëpi, lani duart, hiqni maskën dhe lani me kujdes fytyrën./Glamour

Marketing