Mass: Premtimi për RMV-në dhe Shqipërinë duhet mbajtur

Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë i premtuam fillimin e bisedimeve dhe fjala e dhënë duhet mbajtur. Kështu tha ministri i jashtëm gjerman, Hajko Mass, në video takimin me homologët e tij të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të BE-së. Ai siguroi se për zgjerimin e BE-së, Gjermania do t’i vazhdojë përpjekjet, ndërkaq nga vendet aspirante kërkoi të përforcojnë sundimit e së drejtës, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, zhvillimin e demokracisë, si dhe mbrojtjen e lirisë së mediave.

Marketing

“Duhet patjetër ta plotësojmë premtimin për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë dhe Shqipërinë. E ardhmja e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor është në BE. Gjermania është tërësisht e përkushtuar në këtë qëllim. Nëse realizoni ju, edhe ne do të realizojmë. Kjo do të jetë qasje e jona për zgjerimin e BE-së edhe në të ardhmen.”,- tha ministri i jashtëm gjerman, Hajko Mass.

Marketing