Mass: Shkupi dhe Athina treguan se ia vlen që konfliktet të zgjidhen pragmatikisht

Shkupi dhe Athina kanë treguar se ka vlejtur që konfliktet të zgjidhen në mënyrë pragmatike dhe të punohet në besimin e fqinjëve, kështu theksoi ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Mass, pas mbledhjes së shefave të diplomatëve në vendet që janë pjesë e Procesit të Berlinit që mbahet në Varshavë.

Marketing

Mass tha se Ballkani Perëndimor ka rëndësi të madhe për Gjermaninë, e cila merret me përforcimin e lidhjeve mes njerëzve dhe hapësirave ekonomike në rajon.

“Po merremi për përforcimin e lidhjeve mes njerëzve dhe hapësirave ekonomike në rajon përmes lidhjes më të madhe. Shkupi dhe Athina treguan: ka vlejtur që konfliktet të zgjidhen në mënyrë pragmatike dhe të punohet në besimin e fqinjëve. Ne në këtë pjesë edhe më tej do të japim mbështetje, sepse avancimi në afat të gjatë do të paguhet, për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Evropën”, tha shefi i diplomacisë gjermane.

Marketing