Matis: Rusia financon grupe proruse për shkak të minimit të referendumit në Maqedoni

Nuk ka dyshim se Moska fianncon grupe proruse në Maqedoni me qëllim të dështimit të referendumit për emrin e vendit, deklaroi sekretari amerikan i Mbrojtjes, Xhejms Matis para gazetarëve në aeroplan gjatë fluturimit drejt Shkupit.

Marketing

“Ata transferuan para, e gjithashtu mbajnë edhe fushata për ndikim më të gjerë”, tha Matis, i cili sot në mëngjes arrin në Maqedoni, lajmëroi “Uashignton post”.

“Duhet ta lëmë popullin e Maqedonisë të vendosë vetë”, velrësoi sekretari amerikan i Mbrojtjes, duke i dënuar përpjekjet ruse për t’i shfrytëzuar paratë dhe ndikimin e vet në mënyrë që të ndërtohet opozitë në votimin e ardhshëm që vendit do t’i hapë rrugën drejt NATO-s – ndaj çka kundërshton Moska”, thekson “Uashington post”.

Gazeta thekson se më 30 shtator qytetarët e Maqedonisë do të votojnë për atë se a do të miratohet emri i ri – Maqedonia Veriore në tentim që të qetësohet Greqia, e cila me vite e bllokonte rrugën e Maqedonisë drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Por, ndaj çdo përparimi drejt anëtarësimit në NATO, shtetit ballkanik ashpër i kanoset Rusia, e cila nuk dëshiron që Aleanca të zgjerohet në rajonet që më parë ishin nën ndikim të Moskës, potencon “Uashington post”.

Gazeta përkujton se Matis është lideri më i ri ndërkombëtarë ndër të shumtët që po e vizitojnë Maqedoninë, për të shprehur mbështetje për referendumin, e njëherit ai është edhe përfaqësuesi më i lartë zyrtar i SHBA-së që e ka vizituar vendit. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe kancelari austriak, Sebastian Kurc, e vizituan vendin dhe i shprehën mbështetje publike për ndryshimin e emrit, duke thënë se është kruciale për vendin të hyjë në NATO pas pritjes shumëvjeçare.

Matis tha se ai dhe aleatët e tjerë nga NATO-ja e thonë publikisht atë që e mendojnë.

“Ne nuk u dhamë para njerëzve prapa skenës, ne nuk i bashkuam partitë që i kontrollojmë apo tentojmë t’i kontrollojmë”, potencon Matis.

“Ekziston kjo fushatë për ndikim, me të cilën tenton të blihen njerëz dhe tentim që të mbështeten organizatat proruse”, deklaroi Laura Kuper, zëvendës-ndihmës sekretarja amerikane e Mbrojtjes, përgjegjëse për Rusinë dhe rajonin. Ajo tha se nuk mund të japë hollësi për pagesat, por tha se SHBA-ja është e vetëdijshme për ndihmën financiare që Moska ua jep individëve dhe grupeve proruse të cilët punojnë në minimin e referendumit.

Rusia “tani me dezinformata dhe forma tët jera të ndikimeve malinje po tenton ta ndryshojë mendimin e popullit të Maqedonisë”, thotë ajo dhe si shembuj i ceki përpjekjet që të binden njerëzit se votimi nuk është relevant dhe se nuk është hapi i fundit për hyrje në NATO.

Evelin Farkas, eksperte për rajonin dhe ish-këshilltare në MInistrinë e Mbrojtjes vlerësoi se vizita e Matisit në Maqedoni mund të ndihmojë për rritjen e mbështetjes për ndryshim të emrit.

“Mendoj se Matis mund të realizojë përparim përmes dërgimit të porosisë së fuqishme drejt opozitës, e cila është e qetë në mënyrë të papëlqyeshme, se ata duhet të dalin me mbështetje të plotë, sepse nuk do të kenë mundësi më të mirë më vonë”, tha Farkas. “Ai mund t’u thotë se kjo është mundësia e tyre e fundit”, thotë ajo për “Uahsington post”.

Farkas, e cila kohë më parë ishte në Maqedoni, gjithashtu tha se vizita e konfirmon përkushtimin e Amerikës ndaj rajonit dhe nevojën për stabilitet në atë pjesë të Evropës.