Matje falas e yndyrës, sheqerit në gjak dhe tensionit në Parkun e Qytetit

Në Parkun e Qytetit nga ora 11:00 deri në ora 14:00, Shoqata e qytetarëve për promovimin e jetesës të shëndetshme “Shëndeti im” – Shkup organizon matje falas të yndyrës, sheqerit në gjak dhe tensionit të gjakut.

Marketing

“Me rastin e Ditës Botërore kundër duhanit, ne duam sërish të organizojmë shtande të hapura të matjes falas të yndyrës, sheqerit në gjak dhe tensionit të gjakut nga ekipe profesionale si, duke ofruar këshilla për ruajtjen më të mirë të shëndetit, si dhe ndarje të frutave çdo kalimtari në zëvendësim të cigares së ndezur ose bishtit të cigares në duart e tyre, njoftojnë organizatorët.

Marketing