Mavraj tregon përse e zgjodhi Arisin

Pas prezantimit tek Arisi vijnë edhe fjalët e para të Mërgim Mavrajt si pjesëtar i klubit nga Selaniku.

Marketing

“Faleminderit shumë për pritjen. Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu. Orët e mia të para në Selanik ishin unike. Vizitova fushën ku do të luajmë dhe e imagjinova veten në një stadium të mbushur plot, me tifozë të zjarrtë”, tha Mavraj.
31-vjeçari, pas shumë përçapjeve për të gjetur një sistemim të ri, i bashkohet Migjen Bashës, I cili ka patur rol vendimtar në këtë marrëveshje.

“Ne jemi të dy pjesë e Kombëtares së Shqipërisë. Natyrisht, kam folur shumë me të për këtë transferim. Basha më tha fjalët më të mira për Arisin. Ishte një nga arsyet, që zgjodha të vija këtu. Tani është e rëndësishme që të takohem dhe njihem me bashkëlojtarët dhe trajnerin, për të provuar emocionet e dhomave të zhveshjes dhe mjedisin e ekipit”.

Por çfarë pret Mavraj nga kjo përvojë e re në Greqi?
“Është me të vërtetë një sfidë dhe aventurë e re, Aris. Mezi pres që ta përjetoj atë. Do të jetë diçka emocionuese, me të cilën dua të dëfrehem.