‘Maxhar Telekom’, mbrojtja kërkon të dëshmojë Buçkovski

Mbrojtja e ish drejtorëve të huaj të Telekomit në rastin “Maxhar Telekom” të PSP së, kërkon që dëshmitari i radhës në gjykim të jetë ish kryeministri Vllado Buçkovski, i cili e ka nënshkruar protokollin për bashkëpunim mes Qeverisë së atëhershme të Maqedonisë dhe “Maxhar Telekomit”, raporton SHENJA.

Marketing

Mbrojtja tha që është e arsyeshme që Buçkovski të shpjegojë të gjithë lidhjet mes ish drejtorëve, kryeministrit dhe ministrit të transportit.

“Gjatë gjithë kohës flasim për protokollin, ndërsa Buçkovski është nënshkruar aty. Është në interes të së vërtetës që të dëgjohet edhe ai. Kështu do e kemi fotografinë e plotë mbi këtë protokoll”

Marketing