May: Java e ardhshme do të jetë kritike për Britaninë

Kryeministrja britanike, Theresa May, u ka thënë kritikëve se largimi i saj nga pushteti nuk do të lehtësonte marrëveshjen e Brexit-it.

May, që është përballur me mundësinë e votës së mosbesimit nga disa ligjvënës pas publikimit të planit për largim nga Bashkimi Evropian, tha se java e ardhshme do të jetë kritike.
May mund të përballet me votë besimi nëse së paku 48 ligjvënës konservatorë – 15% të partisë parlamentare – e kërkojnë atë me letra zyrtare.

Marrëveshja në mes të Bashkimit Evropian dhe Britanisë është pritur me shumë kritika dhe pritet të nënshkruhet në një samit gjatë javës së ardhshme.

Ka dyshime nëse ajo do të mbështetet nga të gjitha palët, si nga opozita ashtu edhe nga Partia e Bashkimit Demokratik të Irlandës Veriore.

Disa ministra të kabinetit janë dorëhequr dhe disa të tjerë ende besohet që do të ndryshojnë qëndrimin.
May tha për Sky news se “politika është biznes i rëndë dhe unë jam pjesë ë saj qe një kohë të gjatë”, duke shtuar se shtatë ditët e ardhshme do të jenë kritike për Britaninë.

evn