May pretendon një votim të katërt për Brexit

Prime Minister Theresa May speaks during the Brexit debate in the House of Commons, London. (Photo by House of Commons/PA Images via Getty Images)

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, po pretendon që të ketë një votim të katërt në Dhomën e Komonëve për Brexit.

Marketing

Dje ligjvënësit britanikë hodhën poshtë për herë të tretë marrëveshjen e Kryeministres Theresa May për divorcin me Bashkimin Evropian.

Pas një debati maratonë në parlament, ata votuan këtë herë me një diferencë prej 58 votash, 286 deputetë pro dhe 344 kundër, duke hedhur poshtë rreth 2 vite bisedime intensive të kryeministres britanike me Bashkimin Evropian.

Votimi i kësaj të premte ka shkaktuar paqartësi të mëdha për mënyrën se si dhe kur Britania do të largohet nga BE-ja, apo edhe nëse do të largohet.

Pikërisht, kryeministrja May ka deklaruar se Britanisë i duhet një rrugë alternative që të ecë përpara në lidhje me këtë çështje.

Ajo nuk është dorëzuar dhe synon që të kërkojë mbështetje në mesin e ligjvënësve.
Shpresat e May janë shtuar pasi humbja kësaj radhe nuk ishte në diferencë të madhe të votash, që tregon se ka lëkundje mes ligjvënëse.