Sot pritet të publikohet epilogu i hetimeve për importin e mazutit të rrezikshëm në Maqedoninë e Veriut.

Kështu bënë të ditur nga Qeveria, derisa njoftuan se në seancën e 77-të është miratuar informacioni për aktivitetet e ndërmarra nga ana e Drejtorisë Doganore, Inspektoratit Shtetëror të Tregut dhe Inspektoratit të Mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor në lidhje me dyshimet e publikuara për importin dhe shpërndarjen e derivateve të naftës, gjegjësisht mazutit

“Është obliguar zëvendëskryeministri për luftim të korrupsionit, Ljupço Nikollovski dhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi që më 9 qershor ta informojnë publikun për të dhënat dhe masat që janë ndërmarrë”, njoftuan dje nga Qeveria.

Siç ka paralajmëruar Bekteshi, pritet publikimi i kompanive të cilat kanë shkelur Rregulloren për cilësi të derivateve të naftës.

Artikulli paraprakKryetari Kërçovës, Fatmir Dehari: Forcën e gjej në popull dhe nga populli!
Artikulli tjetërBiden nis vizitën e parë jashtë SHBA-së si president