Mbahet mbledhja konsultative e kryesisë së re të degës së BDI-së në Gostivar

Në zyrat e degës eë Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI, në Gostivar, të mërkurën u mbajt mbledhja konsultative e kryesisë së re me të cilën kryesoi Kryetari, z. Bashkim Hasani.

Marketing

Hasani fillimisht faleminderoj anëtarët e kryesisë së re dhe anëtarët e Këshillit mbykqyrës.

Në takim u bisedua mbi mbledhjen konstituive që do të mbahet në ditët në vazhdim dhe ku do të bëhet konsoludimi i kryesisë me zgjedhjen e sekretarit dhe nënkryetarëve.

Rreth mbledhjes konstituive Hasani kërkoi propozime dhe ide konkrete për krijimin e komisioneve të reja që do të funksionojnë në kuadër të degës, me qëllim të hyrjes sa më të përgatitur në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 12 Prill – 2020.

Pastaj, fjalën e mori nënkryetari i BDI-së, z. Nevzat Bejta, i cili me këtë rast përgëzoi strukturën partiake për organizimin e Kuvendit zgjedhor, të cilit e cilësoi si kuvendin më të mirë të organizuar ndonjëherë në BDI, por edhe tek subjektet e tjera politike në vend.

Marketing