Mbajti tenistët 2 javë në karantinë, Australian Open hap dyert për tifozët

Organizatorët e grand slam të Australian Open kanë vendosur të hapin dyert, duke lejuar publikun në stadium. Gjithsesi, numri i tyre do të jetë i limituar.

Marketing

Çdo ditë do të jenë të pranishëm rreth 25-30 mijë tifozë në Australian Open, që nis më 8 shkurt.

Në total, në dy javë të aktivitetit parashikohen rreth 390 mijë tifozë (gjysma e një viti më parë). Një shifër e lartë duke parë që pandemia Covid-19 është ende e pranishme dhe mjaft evente zhvillohen pa tifozë në gjithë botën.

Masat e ashpra anti-Covid që aplikohen prej muajsh në Australi ka bërë që ky virus të jetë nën kontroll në këtë vend, ndaj dhe u mor vendimi për të lejuar një numër të limituar tifozësh.

Deri më tani, nga 1000 persona që kanë mbërritur në Melburn për Australian Open (tenistë dhe staf) me 11 uturime “charter”, vetëm 8 vetë kanë dalë pozitivë.

“Ne duam të tregojmë se edhe në kushte pandemia mund të organizojmë evente të mëdha me publik”, tha Craig Tiley, drejtori i Australian Open.

Marketing