Mbappe gjithmonë e më afër Real Madridit

18:48 | 6 Maj 2021

Marketing

Transferimi i sulmuesit Kylian Mbappe te Real Madrid mund të bëhet realitet gjatë verës.

Futbollisti është lojtari që kërkohet me së shumti nga presidenti Florentino Perez, ngase mund ta përforcojë skuadrën, që këtë edicion mbetet në garë vetëm për La Ligan, transmeton lajmi.net.

Pas arritjes së marrëveshjes me David Alaba, Reali do ta sjellë Mbappen në “Santiago Bernabeu”.

Marrëveshja personale me lojtarin është arritur, që francezi të nënshkruajë deri në vitin 2026, derisa problemi i vetëm mbetet PSG-ja që nuk e do shitjen dhe shpreson që Mbappe të rinovojë kontratën.

Largimi i francezit do t’i hapte derën kalimit te Lionel Messit te “Parisienët”, në rast që argjentinasi dëshiron të bashkohet me Neymarin në “Parkun e Princave”.

Ndërsa, sa i përket Mbappes, sulmuesi do fitojë rreth 25 milionë euro në vit te “Galaktikët”./Lajmi.net/

Marketing