Mbappe: Nuk më intereson Barca, dua vetëm Realin

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe nuk ka asnjë interes të dëgjojë oferta nga Barcelona, pasi ka ndarë mendjen për t’u bashkuar me Real Madridin.

Marketing

Drejtuesi i mediumit të njohur Okdiario, Eduardo Inda, teksa ka folur për emisionin El Chiringuito ka bërë të qartë të ardhmen e yllit francez.

Sipas tij, Mbappe ka vendosur të bashkohet me Mbretërit, edhe përkundër interesimit nga Barcelona
“Drejtuesit aktual të Barçës, ashtu edhe të kandidaturës alternative, e kanë thirrur dy herë babanë e Kylian, Wilfried Mbappe, që është figura kryesore në të ardhmen e Mbappes, dhe të dyja herë ai i ka refuzuar”.

“Kylian do të largohet nga PSG vetëm për të luajtur për Real Madridin”, ishte mesazhi që iu dërgua drejtuesve të Barcelona nga babai i Mbappes ka thënë Inda.

PSG e di se ata tani përballen me një betejë të madhe për të mbajtur yllin francez për sezonin e ardhshëm, me Mbappe e ri që hodhi poshtë një ofertë të re rinovimi me vlerë 35 milionë në vit plus bonuse – gjë që barazonte atë me Neymarin.
Për lojtarin interesim ka edhe nga klubet angleze si Liverpooli dhe Manchester City.

Marketing