Mbappe për pak sa s’e shënoi mbrëmë golin më të mirë në karrierë

Kylian Mbappe tentoi ta shënonte njërin ndër golat më interesante në karrierën e tij si futbollist të mërkurën në mbrëmje, kur “rabona” e tij nga jashtë 16-metërshi për pak sa s’u fut në portë.

Marketing

Paris Saint-Germaini e bëri një paraqitje mbresëlënëse të mërkurën në mbrëmje, kur arriti ta mposhtë me rezultat 6:1 Saint-Etiennen në çerekfinalen e Kupës së Ligës, transmeton Gazeta Express.

Ndeshja shkoi me aq lehtësi për PSG-në saqë Mbappe tentoi ta shënojë një gol në minutën e 78-të të ndeshjes në stilin “rabona” nga jashtë 16-metërshi dhe për pak sa s’ia arriti qëllimit të vet.

Mbappe ishte njëri ndër golashënuesit në fitoren bindëse të PSG-së, ku Mauro Icardi shkëlqeu me një het-trik. Pas ndeshjes, ai tentoi t’i shmanget pyetjeve për të ardhmen e tij.

Kur u pyet se a do ta rinovojë kontratën e tij me klubin francez, që skadon në vitin 2022, Mbappe tha: “Jam gati të luaj futboll fillimisht sepse jemi ende në janar”.

“Ne tani do ta fillojmë fazën e fundit, ku do të synojmë të marrin trofe. Mendoj se nuk është koha për të nxitur valë spekulimesh. Klubi është i qetë, të gjithë po ecim në të njëjtin drejtim, kështu që s’do të ishte mirë të flas për gjëra jashtë asaj çfarë ndodh në fushë”, shtoi francezi.

https://twitter.com/i/status/1215027731471241217

 

Marketing