Mbappe suspendohet me tri ndeshje, gëzohet Messi

Talenti francez ka humbur rastin për të zënë Lionel Messin në listën e realizatorëve më të mirë në Evropë.

Marketing

Këpuca e Artë europiane për sezonin 2018-2019 pritet t’i takojë Lionel Messit.

Me 34 golat e tij edhe nëse nuk shënon në tre javët e fundit të La Ligas, argjentinasi i Barçës do të shpallet shënuesi më i mirë në Evropë, pasi rivali i tij i madh në këtë garë, talenti i Paris Saint Germain Kylian Mbappe autori i 30 golave në Ligue 1, është dënuar me tri ndeshje për kartonin e kuq që mori në finalen e Kupës së Francës ndaj Rennes.

Ai do të kthehet i gatshëm vetëm për dy javët e fundit të kampionatit pasi në Ligue 1 kanë mbetur edhe katër ndeshje për t’u luajtur ndërsa një ndeshje suspendim Mbappe e kreu në mesjavë ndaj Montpellier.

Marketing