Mbappe: Unë në Real Madrid? S’i dihet të ardhmes

Kylian Mbappe nuk e ka hedhur poshtë mundësinë që një ditë t’i bashkohet Real Madridit, pas het-trikut që e shënoi në fitoren dërrmuese të PSG-së 9-0 kundër Guingamp të shtunën në Ligë 1.

Marketing

Për adoleshentin francez është folur gjatë se mund t’i bashkohet Madridit dhe sipas shumë personave ai mund ta luajë futbollin më të mirë në fanellën e bardhë, transmeton Gazeta Express.

“Ndihem mirë këtu, ama kurrë s’i dihet se çfarë mund të ndodhë në futboll”, tha Mbappe pas fitores kur u pyet për Real Madridin.

“Kam kontratë me PSG-në deri më 2021 dhe nuk është koha tani të mendoj për gjëra tjera”, shtoi ai.

Fituesi i Kupës së Botës me Francën e diskutoi edhe fitoren e thellë ndaj skuadrës që së fundmi e eliminoi PSG-në nga Kupa e Ligës.

“Ishte ndeshje me ritëm dhe intensitet. Patëm paraqitje të kompletuar. Ky është një moment i rëndësishëm i sezonit dhe është një tjetër frymë”, theksoi ai.

Marketing