Mbathi këpucët e reja, vogëlushes i rrezikohet jeta

Një vajzë katërvjeçare është infektuar duke rrezikuar jetën, pasi ka provuar një palë këpucë të reja. Sienna Rasul u sëmur rëndë një ditë pasi provoi një palë këpucë pa çorape në një dyqan në Cardiff, Uells.

Marketing

Ajo u dërgua më urgjencë në spital ku mjekët e diagnostikuan me sepsis, shkaktuar nga bakteret që gjendeshin te këpucët që vogëlushja kishte provuar.

Rasul kaloi pesë ditë në spital dhe fatmirësisht gjendja e saj tashmë është përmirësuar. Nëna e saj tha për Daily Mail:

“U shokova kur më thanë mjekët se ajo ishte infektuar nga këpucët e reja. Isha shumë e shqetësuar, mjekëve iu desh të nxirrnin helmin nga këmbët e saj. Këpucët që ajo provoi me siguri janë provuar edhe nga ndonjë vajzë tjetër më përpara, në këtë mënyrë ajo u infektua”.

Sepis është infeksion i rëndë sistemik, i shkaktuar nga baktere dhe toksinat e tyre, të cilat futen nëpërmjet plagëve apo nga infeksionet lokale në trup dhe shpërndahen në gjithë gjakun qarkullues. Manifestohet me ethe, temperaturë, hiperventilim, lëkurë të thatë, skuqje të lëkurës, takikardi, pakësim të sekretimit të urinës.

Marketing