Mbërrin në Prokurori ekspertiza e celularit të Janevës

Prokuroria e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit e mori raportin nga ekspertiza e telefonit të Katica Janevës, që duhet të tregojë për lidhjen e mundshme të Prokurores Speciale me rastin “Reket”. Por nga Prokuroria thonë se nuk munden të japin detaje për raportin për shkak të hetimit.  Kur prokurorja Vilma Ruskoska urdhëroi t’i merret telefoni Janevës, hetuesit siguruan vetëm një nga dy telefonat që i posedon Janeva. Për telefonin e dytë ka thënë se e ka humbur. Nga Prokuroria sot nuk ka informata nëse dy prokuroret nga Prokuroria speciale që janë ofruar të japin deklaratat e tyre rreth rastit, e kanë bërë këtë ose jo. Hetimi i Prokurorisë duhet të përgjigjet nëse qëllimi ka qenë të korruptohen prokurorët apo vetëm të shfrytëzohet ndikimi i të akuzuarit të parë, Bojan Jovanovski i njohur si Boki 13, ndaj prokurorit publik. Kryeprokurori Lubomir Jovevski në intervistë për gazetën “Nezavisen” tregon se biznesmeni i përfshirë në rastin “Perandoria” e që është dëshmitarë në rastin “Reket” i ka dhënë në dorë 1.5 milionë euro të dyshuarve Bojan Jovanovski dhe Zoran Milevski Kiçeec.

Marketing

 Paratë janë dhënë të gatshme në dy raste. Prokuroria që në procedurën hetimore i ka vërtetuar mënyrën dhe llogaritë prej ku janë siguruar paratë. Për të mos u dëmtuar procesi, nuk dua të zbuloj detaje të tjera. Por kur të krijohen kushte, opinioni do të njoftohet me mënyrën e kryerjes së veprës penale në këtë rast- deklaroi kryeprokurori Lubomir Jovevski.

Spas Jovevskit, hetimi do të zgjerohet edhe me vepra të tjera penale nëse për këtë sigurohen dëshmi.

Në këtë moment nuk mund të themi nëse do përfshihen edhe deputetë, prokurorë apo persona të tjerë. Ne veprojmë në mënyrë joselektive dhe rastin do ta  hetojmë dhe zbardhim tërësisht dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse. Askush që ka kryer vepër penale nuk do të kursehet- tha Lubomir Jovevski.

Ruskoska ndërkohë tha se në incizimet e dorëzuara në Prokurori, në bisedë mes biznesmenit të reketuar dhe të dyshuarit Jovanovski, dëgjohet edhe zëri i një prokurori, pa treguar se për kë bëhet fjalë.  Me kërkesë të Prokurorisë, një ditë më parë u konfiskua një motoskaf në pronësi të dyshuarit të dytë nërastin “Reket”, Zoran Milevski Kiçeec. Ai dhe Boki 13 u arrestuan dhe tani gjenden në paraburgim.

Marketing