Mbërrin në Romë super-transferimi i Lazio

Milan Badelj do të jetë transferimi i ri i Lazios.

Marketing

Reprezentuesi kroat ka lënë Fiorentinën për t’u transferuar në kryeqytetin italian, te skuadra e Lazios.

Pak minuta më parë, 29 vjeçari ka mbërritur në Romë.

Ai pritet që nesër t’u nënshtrohet testeve mjekësore për t’u zyrtarizuar pastaj si lojtar i Lazios, e cila këtë verë ka transferuar edhe mesfushorin kosovar, Valon Berisha.

Badelj ka qenë te Fiorentina për katër sezone, duke regjistruar 108 paraqitje dhe duke shënuar dy gola.