40 persona të cilët kanë hyrë në Maqedoni, në vendkalimin kufitar Deve Bair, janë dërguar drejt në hotelin “Ibis” në lagjen Taftalixhe të Shkupit.

Si pjesë e masave për menaxhim me përhapjen e virusit, prej mbrëmë nga ora 21 hyri në fuqi ndalesa për lëvizje e qytetarëve në orët e vona. Është vendosur orë policore e cila do të vlejë nga ora 21 deri në ora 6 e mëngjesit.

Qëllimi i kësaj mase rigoroze, e vendosur për herë të parë në vendin tonë, është mbrojtje maksimale e qytetarëve. Me orët policore nuk do të përfshihen pjesëtarët e MPB-së, ARM-së, ekipet e zjarrfikësve dhe personat nga higjiena komunale të cilët punojnë në ndrime, ndërsa për personat mjekësor do të sigurohen legjitimime speciale. Ora policore nuk vlejnë edhe për ekipet e ndihmës së shpejtë, personat të cilët janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe duhet të shkojnë në dializë.

Për të gjithë ata që e shkelin këtë masë, do të ketë dënim me të holla apo me burg prej 1 viti.