Mbesa e Trump fiton gjyqin, libri me sekretet familjare do dalë në treg

Gjykata e Apelit në Nju Jork ka hequr ndalesën për publikimin e librit të Mary Trump, mbesës së presidentit amerian Donald Trump, rreth historisë së tyre familjare.

Marketing

Gjykata deklaroi më 1 korrik se do të heqë ndalesën e vendosur ndaj shtëpisë botuese, Simon & Schuster, e cila synonte të bllokonte shpërndarjen e librit “Shumë dhe asnjëherë mjaft: Si krijoi familja ime personin më të rrezikshëm në botë”.

Libri është planifikuar të publikohet zyrtarisht më 28 korrik, mirëpo shtëpia botuese ka thënë se mijëra kopje të librit janë shpërndarë nëpër librari.

Thuhet se libri ka aq detaje tronditëse sa familja Trump po mundohet me të gjitha mënyrat për të bllokuar botimin e këtij libri. Madje, Robert Trump, vëllai i presidentit amerikan, ndërmori edhe hapa ligjorë për bllokimin e tij, duke thënë se Mary është duke shkelur një marrëveshje të vitit 2001, që ndalon zbulimin e detajeve pas shpërndarjes së pasurisë në familjen Trump.

Dy dekada më parë, Mary L Trump u përfshi në një çështje gjyqësore për një histori trashëgimie me xhaxhanë e saj, Donald Trump, i cili bashkë me motrat e tij, e përjashtuan nga pasuria. Por ndërsa merrej me këtë çështje, Mary Trump me profesion psikologe kishte filluar karrierën e saj të re, një studim të thelluar për personat me skizofreni. Me kalimin e kohës ajo avancoi më shumë për të mësuar dhe për t’u bërë eksperte e kësaj sëmundjeje. Ishte viti 2000 kur ajo tha se xhaxhai i saj kishte çrregullime por komentet e saj u lidhën me ‘hakmarrjen për trashëgiminë’.