Mbështetja financiare e qeverisë ndaj investimeve gjatë 2019-ës, I ka tejkaluar të gjitha pritshmëritë, thotë për TVM2 ministri I Ekonomisë Kreshnik Bekteshi. Mbi 170 kompani vendore dhe të huaja kanë shfrytëzuar burimet financiare të buxhetit , në vlerë deri 70 milion euro, të cilat kanë rezultuar me hapjen e mbi 60 mijë vendeve të reja të punës.

“Me Mbi 70 milion euro drejtpërdrejt është ndihmuar sipërmarrësia në vendin tonë dhe sic e dini janë krijuar dhe mbi 60 mijë vende të reja pune në afat prej dy viteve prej momentin kur është vendosur në funksion ligji për mbështetje financiare të investimeve dhe masat tjera që paralelisht janë realizuar për rritjen e pagës miniamle dhe rritjen e rrogave në sektorin privat. Subvencionimi I drejtpërdrejt do të mbetet ai që ka qenë në kuadër të shtyllës së parë dhe të dytë por kemi rritur për 40 milion euro subvencionimin e drejtpërdrejt për pagat që rriten prej 600 deri 6 mijë denarë.”- tha Kreshnik Bekteshi, ministër i ekonomisë.