Mbështetje për Reis’ul-Ulemanë nga Myftiu i Kosovës

Në Rijasetin e Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut ka qëndruar një delegacion i lartë i Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, i kryesuar nga kreu i saj, Myftiu Naim ef. Tërnava.

Marketing

Myfti Tërnava, dhe të gjithë shoqëruesit e tij, i kanë dënuar me këtë rast sulmet e pashembullta të fundit që i kanë ndodhur Bashkësisë Fetare Islame të RMV dhe kreut të saj legal dhe legjitim, Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi.

Mysafirët nga Kosova thanë që Bashkësia Fetare Islame e RMV, Kreu i saj, të gjitha strukturat fetare, arsimore, kulturore etj. që janë në vartësi të saj, duhet të lihen të qeta qoftë nga institucionet e shtetit, qoftë nga personat e manipuluar nga politika ose nga grupacionet e nëndheshme, antinjerëzore dhe antifetare.

BFI, u tha me këtë rast, konform ligjeve dhe Kushtetutës së vendit, duhet të ketë lirinë e punës dhe të veprimit dhe këtë prej tyre e kërkojnë të gjithë besimtarët islamë dhe të gjithë qytetarët e ndershëm që ia duan të mirën vendit, Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Marketing