Mbesin në fuqi masat kundër pandemisë në Kosovë

Gjysmëvjetori i parë i vitit shkollor në Kosovë do të përfundojë më 18 dhjetor, ndërsa ai i dyti do të fillojë më 18 janar. Kështu deklaroi kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pas mbledhjes së Komitetit për menaxhimin e pandemisë së COVID-19.

Marketing

Ai tha se kompensimi i orëve të humbura do të bëhet gjatë pushimeve pranverore.

Kryeministri tha se situata me pandeminë në Kosovë është mjaft serioze, por nën kontroll. Pas takimit të Komitetit, Hoti tha se nuk do të ketë masa shtesë, mirëpo do të vazhdojnë të jenë në fuqi ato aktuale, të cilat do të kërkohet të zbatohen në mënyrë rigoroze. Rreth dy javë më parë Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, duke kufizuar lëvizjen e lirë në disa komuna nga ora 19:00 e deri në 05:00 të mëngjesit.

“Në bazë të vlerësimit të institucioneve kemi vendosur nën kontroll zgjerimin më tutje të pandemisë”, tha kryeministri Hoti.

Mirëpo, megjithatë Kosova do të vendosë disa masa të reja për festat e fundvitit, për të cilat do të vendoset nga ana e institucioneve të Kosovës në ditët në vijim, tha Hoti.

Duke folur për situatën epidemiologjike, kryeministri tha se deri më tani janë testuar 145 mijë qytetarë ndërsa 38 për qind e tyre kanë dalë pozitivë ndërsa rreth 62 për qind janë shëruar.

Kreu i qeverisë njoftoi se nga java e ardhshme do të fillojnë testime ndaj koronavirusit edhe në se paku dy rajone, por pa e saktësuar se në cilat.