Mbeten nga pesë zëvendësime për ndeshjet e Ligës së kampionëve dhe Ligës Evropa

Rregulla për pesë zëvendësime, që ishte vendosur në fund të sezonit të kaluar për shkak të efekteve ndaj lojtarëve nga ana e pandemisë, do të ruhet në ndeshjet e Ligës së kampionëve dhe Ligës së Evropës këtë sezon.

Marketing

Takimi i Komitetit ekzekutiv të UEFA-së do të mbahet nesër në Budapest, ku do të votohet për pakon e rregullave që do të vlejnë gjatë sezonit.

La Liga, Seri A, Bundesliga dhe Liga 1 tashmë e sollën atë vendim dhe ruajtën rregullën me pesë zëvendësime, vetëm shumica e ekipeve në Premier ligë, me përjashtim të klubeve më të mëdha, votuan kundër dhe hoqën dorë nga masa.

Marketing