Mbetën të plagosur 7 persona, Berisha zbardh shkakun e vërtetë të shpërthimit në pikën e karburantit në Lezhë

Pas shpërthimit në një pikë karburanti në Lezhë ku mbetën të plagosur 7 persona, dy prej të cilëve në gjendje më të rëndë, ish-kryeministri Sali Berisha zbardh edhe shkakun për të cilën ndodhi ngjarja.

Marketing

Sipas tij, ndërprerja e energjisë ka shërbyer si motiv për shpërthimin e bombolës së gazit me të cilën mbusheshin makina.

E policia e cilësoi rastin si aksidental, pa dhënë detaje të tjera, ndërsa konfirmoi se numri i të plagosurve ishte shtatë persona.

Postimi i plotë i Berishës:

Plagosen 6 qytetare nga te cilet dy rende.

Nderpreja e energjise shkaku i shperthimit tek pika e karburantit ne Lezhe

Miq, nje shperthim i nje pike te karburantit ne Lezhe ka plagosur mbreme 6 qytetare, nder te cilet dy ne gjendje te rende. Duke ju uruar nga zemra sherim te shpejte dhe te plote te plagosurve, denoncoj gjithashtu gjendjen jashte kontrolli qe ekziston ne segment te narkoshtetit te Edvin Mafise.

Ne nje mesazh qytetari dixhital denoncon se shkak te aksidentit gjendjen mjerane te rrjetit elektrik ne ate zone dhe nderprerjen e energjise nga OSHE aty.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Shpërthimi tek Ekooil pranë kryqëzimit të Shenkollit ka ndodhur në momentin kur ka patur masë e energjisë elektrike e cila ka munguar. Ajo është një ndër zonat më të amortizuara dhe të persekutuara përsa i përket stabilitetit te energjisë elektrike . Sapo të ketë pak erë ose shi vendasit përgatiten me qirinj edhe sot që energjia elektrike paguhet rregullisht . 6 vjet asgjë Punëtori i karburantit ka shkuar të aktivoje gjeneratorin pasi janë fikur dritat dhe është krijuar shkëndija e cila ka qënë motivi i shperthimit!