Mbeturina gjithandej teatrit shqiptar (Video)

Shishe plastike dhe mbeturina nëpër tokë. Këto janë në hapsirën ku po punohet për ndërtimin e Teatrit Shqiptar në Shkup. Mirëpo siç duket kjo qytetarëve nuk u intereson. Ata zgjasin dorën nga jashtë dhe hedhin mbeturinat që kanë në dorë, në oborrin e teatrit.

Marketing

Punëtorët përgjegjës që merren me ndërtimin e këtij objekti thonë se shpesh ky vend mbushet me mbeturina dhe se ato duhet vetë t’i pastrojnë. Refit Vehabi tha se këto mbeturina hidhen nga tezgat përreth dhe se janë munduar të flasin me to, por pa sukses.

“Po si zakonisht, nga tezgat, nga tezgat pa leje, nga dyqant në objekt hudhin mbeturina. Ne si çdo ditë jemi të angazhuar me personelin tonë që ta mbledhim. Së fundmi morëm ndihmë edhe nga komuna. Ata na ndihmojnë që të mbledhim mbeturinat nga kontejnerët, të cilat ne i mbledhim nga këtu i hedhim në kontejner. Jemi munduar të flasim por pa rezultate dhe pak agresivë janë”, u shpreh Refit Vehabi – drejtues I personelit të punëtorëve.

Për këtë problem ne i pyetëm edhe shitësit që kishin tezgat përreth objektit. Shumë pak nga ata pranuan të flasin para kamerave. Tregtarët që folën, thonë se ata nuk hedhin mbeturina asnjëherë.

A keni gjuajtur ju ndonjëherë? Jo, jo, ne shesim këtu të fitojmë një denar sa për bukë.
Keni parë kolegë tjerë të juaj duke gjuajtur andej? Jo, s’kemi parë.

Teatri që po ndërtohet, ende nuk e kanë përfunduar. Po, është një djalë aty, një rojtar, do të i them t’i heqë mbeturinat.

Përdrisa ne ishim prezent brenda objektit të teatrit, pamë se si nga jashtë gjuhen mbeturina. Mirëpo, edhe një shitës tjetër e mohoj se janë fajtorë për këtë ngjarje të pakëndshme. Ai tha se këtë nuk e bëjnë tezgaxhinjtë, por e bëjnë qytetarët kalimtarë ose vetë punëtorët.

Shishe plastike, ata që janë këtu, asnjëri nuk gjuan, po mos të ishin këta, këtu do të kishte mbeturina. Vetë ata i gjuajnë, dhe qytetarët. Kemi koshe, pastaj vjen edhe kontejneri këtu, që mbledhin mbeturinat nga pazari i Shkupit.

Përndryshe objekti i Teatrit Shqiptar, ka 4 vite që ka filluar të ndërtohet dhe ende nuk është përfunduar. Në vizitën e fundit që bënë drejtori i teatrit bashkë me ministrin e Kulturës, premtuan se projekti do të përfundojë në fund të vitit 2018. Roska Nedellkovska, mbikëqyrësja e aktiviteteve ndërtimore, tha se në muajin tetor gjithçka do të jetë gati.