Mbi 1.000 amendamente për ligjin për legalizimin e ndërtimeve joligjore

Komisioni Parlamentar për Transport, Lidhje dhe Ekologji nuk e filloi debatin sipas Propozim-ligjit për vërtetimin e statusit juridik të objekteve të ndërtuara joligjore apo të ashtuquajtura legalizimi i ndërtimeve të paligjshme edhe pse ishte në rend dite të seancës së sotme. Nga Komisioni njoftojnë se për këtë Propozim-ligj, i cili propozohet që të miratohet me procedurë të shkurtë, janë dorëzuar mbi 1.000 amendamente. Vazhdimi i seancës me këtë pikë, siç njoftoi kryetarja e Komisionit, Liljana Zaturovska, do të përcaktohet në mënyrë shtesë.

Marketing

Sipas Propozimit, për legalizimin e ndërtimeve të paligjshme të ndërtuara përfshirë 1 tetorin të vitit 2019, sipas Propozim-ligjit që e vërtetoi Qeveria do të paguhen 100 për qind tatimet komunale për objektin, si dhe dënimi në vlerë prej 50 për qind nga tatimi komunal, derisa për rrjetet e parregulluara elektrike kompensimi do të jetë 10 euro për metër katrorë nga hapësira e ndërtuar.

Ndërtesat e paligjshme me rëndësi për Republikën dhe me rëndësi lokale, të cilat parashikohen me Ligjin për ndërtim ose ligj tjetër, e përbëjnë ndërtesë dhe entitet funksional, do të legalizohen që nga 1 tetori i këtij viti.

Me ligj do të përfshihen objektet e paligjshme me interes publik të përcaktuara me ligj, poseduesit e të cilave janë autoritete shtetërore ose njësi të vetëqeverisjes lokale.
Propozim-ligji nuk përfshin të gjitha llojet e ndërtesave joligjore të ndërtuara brenda rajonit të Ohrit në të cilat gjenden trashëgimi natyrore dhe kulturore të cekura në Konventën e UNESKO-s, brenda kufijve të përcaktuar me Ligjin për Menaxhimin e Trashëgimisë Botërore Natyrore dhe Kulturore në Ohër dhe rajonin e Ohrit dhe ndërtesat e apartamenteve dhe shtesat, si dhe azhurnimet e tyre.

Ata që kanë parashtruar kërkesë sipas ligjit të vjetër, do t’u nënshtrohen dispozitave sipas të cilave legalizimi paguhet nga një euro për një metër katror.

Me ligjin aktual për legalizimin e ndërtesave të paligjshme që është në fuqi, janë paraqitur më shumë se 430 mijë kërkesa për legalizim, ndërsa në afatin që u vazhdua në dy raste, ata kishin të drejtë të aplikonin për pronarët e ndërtesave joligjore të ndërtuara deri më 3 mars të vitit 2011. Të dhënat nga Kadastra tregojnë se deri tani janë zbatuar vendime për legalizimin e 245.544 objekteve.

Në rendin e ditës së sotshme të Komisionit ishin edhe ndryshimet në Ligjin për ndërtimin, gjithashtu, në procedurë të shkurtuar. Debat mbi këtë ligj ka nxitur vendimi që propozon, e parashikon aprovim ndërtimi dhe me 90 për qind, me mundësinë e përfundimit të tij derisa objekti të vihet në shërbim. Nëse parcela nuk rinovohet, objekti nuk do të marrë leje dhe as certifikatë pronësie.

Në seancë gjithashtu u shqyrtuan dhe u mbështetën Ligji për sigurinë në sistemin hekurudhor dhe plotësimet në Ligjin për realizimin e projekteve të infrastrukturës për ndërtimin e seksionit rrugor Miladinovci-Shtip dhe seksionit rrugor Kërçovë-Ohër, që të dy sipas procedurës së shkurtuar.