Mbi 1 milion të prekur, KOVID i kushton SHBA më shumë se Lufta e Vietnamit

Shtetet e Bashkuar të Amerikës kanë mbi 1 milionë raste të konfirmuara me koronavirus, rreth një të tretën e rasteve në të gjithë botën.

Marketing

300 mijë të prekur janë në Nju Jork nga të cilët 23 mijë kanë humbur jetën dhe rreth 230 mijë janë ende të infektuar aktivë. Nju Jorku mbetet territori më i goditur nga pandemia në gjithë botën.

Megjithatë autoritetet në SHBA po diksutojnë planet për rihapjen e ekonomisë pasi sipas tyre kurba e infektimeve është duke u ulur dhe vendi mund të përballojë një hapje graduale të ekonomisë.

Por deri tani koronavirusi i ka marrë jetën një rreth 59 mijë amerikanëve, më shumë edhe se Lufta e Vietnamit e cila zgjati 19 vite dhe i kushtoi SHBA rreth 58 mijë ushtarë. Në këto 4 muaj pandemia e koronavirusit i ka kushtuar ekonomisë më të madhe të botës rreth 2.5 triliardë dollarë nëse llogariten vetëm paketat e ndihmave. Për të vijuar analogjinë me luftën e gjatë në Vietnam, ajo i kushtoi SHBA 1.3 trilion dollarë, pra sa gjysma e asaj që po shkakton sot pandemia e COVID-19.

Marketing