Rreth një orë pritet në pikë kalimin kufitar Bogorodicë për dalje nga Maqedonia drejt Greqisë.

Sipas shërbimeve doganore të Maqedonisë, që nga pasditja e djeshme, dhe sot deri në orën 10.00 Maqedoninë e kanë lëshuar rreth 10 mijë qytetarë.

Qytetarët e Maqedonisë si destiancione zakonisht i zgjedhin hotelet dhe apartamentet në Halkidiki, ku do të qëndrojnë deri të dielën.

Për dallim nga Bogorodica në pikë kalimin kufitar Dojran nuk ka pritje të gjata.