Mbi 13 mijë të vdekur nga Covid-19 në të gjithë botën

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (Covid-19) në të gjithë botën ka tejkaluar shifrën 13 mijë.

Marketing

Faqja e internetit “Worldometer” ku përditësohen të dhënat lidhur me rastet e reja në vendet dhe rajonet ku është përhapur Covid-19, ka përditësuar në 13.069 numrin e personave që kanë vdekur nga Covid-19 në të gjithë botën.

Sipas të dhënave, Italia është renditur si vendi i parë ku “kanë vdekur më shumë persona” nga koronavirusi me 4.825 vdekje.

Pas Italisë, në vendin e dytë renditet Kina ku është shfaqur epidemia Covid-19 dhe në të cilën janë shënuar 3.261 vdekje.

Ndërsa Irani, renditet si vendi i tretë me më shumë vdekje ku për shkak të koronavirusit kanë humbur jetën 1.556 persona.

Marketing