Mbi 15 mijë humbje jete, Britania ende me bilanc shqetësues

Numri i viktimave të koronavirusit në Mbrentërinë e Bashkuar i ka kaluar 15 mijë pasi Departamenti i Shëndetit Publik ka raportuar këtë të shtunë se 888 persona humbën jetën në 24 orët e fundit.

Marketing

Nga 15 mijë e 400 persona të testuar ditën e djeshme, 5,526 rezultuan pozitiv.

Aktualisht 114,217 persona janë prekur nga koronavirusi i ri në Mbretërinë e Bashkuar prej të cilëve 15,464 kanë ndërruar jetë.

Pasi pësoi një ulje të lehtë të rasteve dhe vdekjeve në fillim të javës, Britania i është rikthyer trendit rritës dhe ajo që mbetet ende shqetësuese është se në 3 të testuar 1 rezulton pozitiv.

Marketing