Mbi 17 mijë viktima por Italia nis të shohë dritë në fund të tunelit

Trendi zbritës i numrit të të infektuarve nga koronavirusi në Itali ka vijuar edhe këtë të martë.

Marketing

Në shifrat e fundit zyrtare raportohet për 3,039 raste të reja dhe 604 viktima në vendin fqinj.

Në total Italia ka konfirmuar 135,586 të prekur nga COVID-19, nga të cilët 17,127 kanë ndërruar jetë ndërsa 24,392 janë shëruar.

Prej fillimi të muajit Prill, me përjashtim të datës 4, Italia ka patur gjithmonë e më pak raste të reja me koronavirus, tregues ky se kurba është duke rënë dhe se masat frenuese të qeverisë kanë dhënë efektin e tyre.

Marketing