Mbi 285 mijë euro për zbukurimin e Shkupit për festat e fundvitit

Mbi 30 mijë euro më shumë se vitin e kaluar do të harxhohen për pemën e Vitit të Ri dhe zbukurimet në Shkup. Kjo është bërë e ditur nga përllogaritjet dhe tenderi i fituar nga Link Media.

Marketing

Sipas të dhënave, janë planifikuar 285 mijë euro për zbukurimet që do të stolisin kryeqytetin me rastin e festave të fundvitit.

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov paralajmëroi se risi këtë vit është bredhi digjital. Në koncertin e natës së ndërrimit të moteve në shesh do të këndoj këngëtari boshnjak, Dino Merlin, i njohur në skenën muzikore ballkanase.

Marketing