Mbi 4 mijë persona me nevoja të posaçme, në marrëdhënie pune

Të jesh me nevoja të posaçme në jetë, nuk do të thotë se është pengesë për të punuar. Ky motiv e inkurajon çdo ditë Vangelin kur niset për në punë. Ai është njëri nga 4,700 personat me nevoja të posaçme, të cilët janë në marrëdhënie pune, duke ushtruar profesionin e tyre në sektorin publik dhe privat. Të dhënat e Ministria për Punë dhe Politikë Sociale tregojnë se mes tyre mbi 2300 persona janë të punësuar në punëtori të mbrojtura, rreth 1600 të tjerë në kompani private. Vangeli thotë se 400 persona me nevoja të posaçme janë vetëpunësuar, kurse 300 të tjerë punojnë nëpër institucionet shtetërore.

Marketing

Puna është normale si çdo tjetër i punësuar në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale. Nuk do të duhet të bëjmë diferencime pasi që kjo nuk është punë fizike, por administrative dhe nuk do të duhej që as ne personat me nevoja të posaçme të kemi probleme në ushtrimin e detyrave tona.” – theksoi Vangel Trkaljanov, i punësuar në sektorin publik

Edhe Ertani nuk ndjehet I anashkaluar në vendin e punës, por thotë se përfaqësimi i kësaj kategorie në punësim nuk është në nivelin e duhur.

Sa je i kënaqur me pagën që e merr? A mendon se paguhesh më pak për shkak të handikapit tënd? Besoj se do të bëhet më mirë. Do të arrijmë qëllimin tonë. Do të thotë për momentin paguhesh më pak se sa ata të tjerët? Jo, mirë jemi edhe me pagesa, por besoj se do të arrijmë synimet tona edhe më tepër.” – u shpreh Ertan Shakiri, i punësuar në sektorin privat

Në mungesë të regjistrimit të ri të popullsisë, nuk dihet saktë numri i personave me nevoja të posaçme. Nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale thonë se personat me nevoja të posaçme duhet të trajtohen njëjtë sipas ligjit, si në vendin e punës ashtu të integrohen edhe në jetën e përditshme të shoqërisë.

Marketing