Mbi 40 mijë viktima nga koronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar

Numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar, ka tejkaluar shifrën 40,000.

Marketing

Ky lajm vjen pas raportimit të 357 viktimave të reja me këtë virus nëpër spitalet britanike, shtëpitë e kujdesit dhe pjesën tjetër të komunitetit, ka njoftuar Departamenti për Shëndetësi.

Aktualisht numri i viktimave është rritur në 40,261.

Mbretëria e Bashkuar është vendi i dytë në botë, me numrin më të madh të të vdekurve, si pasojë e sëmundjes Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Marketing