Mbi 40 vite burg për kumanovarët e përfshirë në incidentin e armatosur në Reçicë të Vogël

Gjykata Themelore e Tetovës ka sjellur vendim për incidentin që ndodhi më 5 prill të vitit të kaluar në Reçicë të vogël, ku për pasojë një person mbeti i vrarë dhe dy të tjerë u plagosën. Gjykata ka shpallur fajtor Nuredin Misimin, të cilit i është shqiptuar dënimi me 14 vite burg për vrasje.

Marketing

Hajredin Misimi është dënuar me 6 vite burg për vrasje të mbetur në tentativë, po ashtu edhe Florim Misimi 6 vite për vrasje të mbetur në tentativë. Ndërkohë që Irfan Misimi, Bashkimi Misimi, Mursel Misimi dhe Driton Ferati janë dënuar me nga 6 muaj burg efektiv për pjesëmarrje në rrahje.

Agron Dervishi është dënuar me 8 vite burg në mungesë, ndërsa Bekim Rexhepi me 6 vite burg. Avokatët e të akuzuarve janë shprehur të pakënaqur me vendimin e shqiptuar nga gjykata dhe kanë paralajmëruar se do të ankimojnë vendimet.

Marketing