Mbi 50 mijë viktima nga KOVID-19 në SHBA

Numri i vdekjeve nga koronavirusi i ri në SHBA ka tejkaluar 50,000, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, duke e bërë atë vendin me shpërthimin më vdekjeprurës në botë të Covid-19.

Marketing

Më shumë se 3,000 vdekje erdhën në 24 orët e fundit dhe tani ka mbi 870,000 raste të konfirmuara në shkallë vendi.

Por SHBA ka një shkallë më të ulët të vdekshmërisë sesa shumica e vendeve evropiane bazuar në llogaritjen e rasteve aktuale, siç ka theksuar task forca e Shtëpisë së Bardhë.

Rritjet e fundit janë gjithashtu të mundshme për shkak të përfshirjes së vdekjeve “të mundshme” nga virusi.

Pavarësisht se SHBA ka numrin më të madh të vdekjeve dhe rasteve me COVID-19 në botë, ajo ka një popullsi prej 330 milionë, shumë më e lartë se vendet e tjera të prekura keq si Spanja dhe Italia.

Marketing