Mbi 500 mijë të shëruar nga COVID-19 në mbarë botën

Numri i të shëruarve pas infektimit me koronavirusin e ri (COVID-19) në mbarë botën ka shkuar në mbi 500 mijë
Gjithsej 503.386 persona janë shëruar nga virusi në gjithë globin, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Marketing

Numri më i madh i të shëruarve është regjistruar në Kinë, ku 77.816 njerëz e kanë mposhtur virusin.

Pas Kinës, shifrat më të larta të të shëruarve janë regjistruar në Gjermani (72.600), Spanjë (70.853), Iran (49.933), SHBA (47.069), Itali (38.092) dhe Francë (28.805).

Në gjithë botën, numri i rasteve me COVID-19 ka shkuar në 2.035.294, kurse 130.712 kanë humbur jetën pas infektimit me sëmundjen. Ndërkaq, aktualisht ka mbi 1,4 milion raste aktive që presin të shërohen.

Marketing